Sot 8 vite pa Sokol Olldashin, e ëma vjen me mesazhin prekës: O mall që më merr frymën

Sot, më 20 nëntor bëhen 8 vite pa deputetin demokrat, Sokol Olldashin.

Olldashi u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Dhimbja e ikjes së tij është e madhe për familjarët, njëlloj si ditën e parë.

Nëna e tij, Kozeta Mamaqi kujton çdo vit 20 nëntorin e kobshëm të 2013 që e ndau Sokol Olldashin përgjithmonë nga familja dhe politika.

Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetet sociale, Kozeta Mamaqi shkruan se i mungon shumë djali i saj.

“Mall, që më merr frymën, në shpirt kam një kob kaq të madh… O shpirt i dlirë, që ike, fluturove … aq larg… Sa më mungon biri im, i shtrenjti im, por dije: jam çdo dekikë me ty, kudo zemër…”, shkruan ajo./albeu.com/


Shtuar 20.11.2021 10:29