Soreca shkon në Elbasan dhe u bën thirrje polikanëve: Kujdes më 25 Prill!

Ditën e sotme ndërkombëtarët kanë udhëtuar drejt Elbasanit ku kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e partive kryesore në Shqipëri.

Pas takimit, ka folur për mediat ambasadori Soreca i cili shtoi se më 25 Prill presin zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente.

Soreca: Ne kemi vendosur që të vizitojmë Elbasanin si kemi vizituar edhe vendet e tjera. Donim të përcillnim mesazhin në deklaratën e përbashkët të 25 marsit. Donim që të shihnim një fushatë të përqëndruar tek programi, dhe jo tek sulmet dhe intimidimet.

Ua përsëritëm mesazhet të gjithë liderve që takuam. Dëgjuam këndvështrimet dhe qëndrimet e tyre. Është e rëndësishme që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe transpartente. Dëgjuam shqetësimet për blerjen e votës, po edhe për shitjen e votës.