SONDAZHI/ Paloka dhe Xhaferraj rikthejnë PD në maxhorancë në Durrës, sa deputetë marrin PS dhe LSI

Durrësi është një nga qytetet më të rëndësishme në zgjedhjet e 25 prillit ndaj pritet që partitë të jenë në luftë të fortë për mandatet e deputetëve.

Deri tani në sondazhin që po zhvillon Abcnews.al, i cili ka aktualisht një pjesëmarrje rekord, qyteti bregdetar udhëhiqet nga koalicioni i PD-së

Sipas të dhënave paraprake të sondazhit, koalicioni i djathtë ka marrë  42.88% vota kundrejt 37.87% të PS.

Ndërkohë përsa i përket ndarjes së mandateve për deputetë, kemi 6 mandate për PD, 5 për PS dhe një mandat LSI.

2 mandatet e mbetura janë të diskutueshëm mes të treja partive në garë. Nëse ky është rezutati, gjasat janë që ta marrë 1 PD dhe 1 LSI.

Një nga figurat me pëlqyeshmëri më të lartë në Durrës nga demokratët është kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj me 12.23% të votave dhe Edi Paloka, i cili është kryesues i listës së kandidatëve.

Nga kampi tjetër është kryeministrin Edi Rama i cili kryeson listën në PS me 27.18%. /albeu.com/

Shtuar 31.03.2021 03:03