Sondazhi: Maqedonia e Veriut vendi më i palumturi në rajon

Maqedonia e Veriut “mban flamurin” në Ballkan si vendi më i palumtur.

Sipas raportit të lumturisë të realizuar nga Instituti “Gallup” vend renditet i 87-ti në listën e 137 shteteve. Pranë Maqedonisë së Veriut janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të.

Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër Maqedonisë në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnjë- Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të.

Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse.

Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”. Vendet më të lumtura në botë mbeten Finlanda dhe Danimarka dhe shtetet e tjera baltike apo shtetet në Evropën veriore./alsat.mk/