SONDAZHI/ Manastirliu, Balluku apo Spiropali? Kush nga ministret e Ramës është e preferuara e socialistëve në Tiranë

Zgjedhjet e 25 prillit janë vetëm pak javë larg dhe tashmë partitë kryesore në vend i kanë hapur “armët”.

Tirana si qyteti ku popullsia është përqëndruar më shumë në Shqipëri, premton betejën më të ashpër në këtë luftë pushteti.

Mes socialistëve, gara është ndezur mirë, ndërsa në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve, kanë dalë rezultatet lidhur me pëlqyeshmërinë e kandidatëve kryesorë.

I pari del Eljo Hyska, vëllai i Turjan Hyskës me 8.36%, Ogerta Manastirliu e dyta me 7.28%, pas saj Belinda Balluku me 7.15 %, ndërsa Elisa Spiropali renditet e gjashta me 5.54 %,

PS synon mandatin e tretë të qeverisjes, kurse PD ardhjen në pushtet pas 8 vitesh në opozitë. /albeu.com/

 

 

Shtuar 1.04.2021 11:04