“Merrni punëtorë në Bangladesh”, Kryemadhi: Keni një kryeminstër që ju urren!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me banorët e Peqinit ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama dje për vendimin për të marrë punëtorë nga jashtë vendit.

Ajo tha se Rama ka urrejtje për qytetarët e tij dhe se do të që zhdukë historinë.

“25 prilli nuk ka të bëjë thjesht me vajtjen për të votuar për një parti politike apo me një flamur politik. 25 prilli ka të bëjë me pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje. Duke rritur pjesëmarrjen, ajo është një avantazh që njerëzit i përfshin në vendimmarrje, sepse njerëzit nëpërmjet votës ndëshkojnë atë që i ka gënjyer dhe që nuk ka mbajtur premtimet, dhe përsëri nëpërmjet votës vlerësojnë politikanin, individin apo partinë politike që ata i përfaqëson më mirë.

Kemi një Kryeministër i cili ka një urrejtje patologjike për njerëzit e tij, se mjafton të dëgjosh dy deklarata absurde, kriminale, sikurse është e para që kush nuk me voton mua, kush nuk më përkrah mua nuk bën vaksinën, sikur i ka vaksinat e veta ky.”  /albeu.com/


Shtuar 1.04.2021 11:40