SONDAZHI/ “Lufta” mes socialistëve për Vlorën, kush duhet të jetë kandidati? JEPNI MENDIMIN TUAJ!

Kryesia e PS-së do të zgjedhë kandidatët e saj për 14 majin, të cilët do të kërkojnë besimin e qytetarëe për katër vitet e ardhshme në 61bashkitë e vendit.

Ndërkohë që në një pjesë të bashkive kandidatët socialistë janë vendosur tashmë, ka disa prej tyre ku vërehen fërkime mes emrave potencialë, një luftë e cila po reflektohet edhe në mediat e Tiranës me sulme dhe mbështetje ndaj kandidatëve të caktuar.

E tillë duket të jetë edhe beteja mes socialistëve për Vlorën, ku janë përfolur disa kandidatët deri më tani.

Siç mëson AlbEu.com emrat që janë propozuar nga baza janë ai i Prefektit aktual Flamur Mamaj si edhe ai Ilir Metajt, ndërkohë që kupola socialiste duket se do të shkojë me Ermal Dredhën.

JEP MENDIMIN TËND

Kë duhet të kandidojnë socialistët në Vlorë?

View Results

Loading ... Loading ...

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë emri “fitues” mes socialistëve deri në 25 mars.

Në lidhje me këtë garë mes të majtëve në Vlorë, AlbEu.com ka organizuar një sondazh ku ftohen lexuesit që të japin mendimin e tyre.

Më herët AlbEu.com organizoi një sondazh të ngjashëm edhe për Sarandën, ku po ashtu lufta është e hapur. /Albeu.com

 


Shtuar 18.03.2023 12:29