Ermal Dredha apo Flamur Mamaj? Në Vlorë kanë nxjerrë “shpatat”, Rama shkon vetë për të shuar sherrin, si do të zgjidhet kandidati

Caktimi i kandidatit për bashkinë e Vlorës është kthyer në një kokëçarje për kryeministrin Rama për shkak të faktit se baza është për Flamur Mamajn, kurse nga “lartë” ka marrë pëlqimin Ermal Dredha.

Ndryshe nga qytetet e tjera ku vullneti nga sipër nuk diskutohet nga baza, e cila ka prirjen të vihet rresht pas linjës së partisë, duket se situata ka dalë nga kontrolli në Vlorë duke bërë që të shkojë vetë Rama për të sheshuar debatet.

Jo më kot, Rama e nisi fjalimin e tij në kryesinë e PS-së së Vlorës duke fshikulluar deputetët, të cilët sipas tij kanë mbështetur kandidatë të caktuar.

Kë duhet të kandidojnë socialistët në Vlorë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...

Nisur nga situata e krijuar, Rama duket se nuk ka marrë përsipër të vendosë veton për kandidatin e Vlorës duke thirrur kryesinë që të votojë me votë të fshehtë nëse duan Ermal Dredhën apo Flamur Mamajn që t’i përfaqësojë në zgjedhjet e 14 majit.

Tensionet

Emri i Ermal Dredhës është mbështetur nga deputetët e PS-së, të cilët kanë dashur vendosjen e tij në krye të bashkisë së Vlorës, ndërkohë që Flamur Mamaj ka rezistuar duke marrë pas vetes bazën. Situata u kthye në shumë shqetësuese në Vlorë për shkak të këtij rivaliteti duke rrezikuar që çarja të bëhej e madhe. /albeu.com