Pas kompletimit të çifteve çerekfinaliste, UEFA publikoi një sondazh ku tifozët kishin mundësinë të votonin për skuadrën fituese.Sipas rezultateve të deritanishme, duket se skuadra angleze kryeson me 31% të votave, duke lënë pas Italinë me 27%.
Rezultatet pritet të ndryshojnë nga moment në moment, pasi tifozët do vazhdojnë të votojnë deri në finalen e madhe të “Wembley”-t .
Kujtojmë që disa prej pretendentëve si Franca, Gjermania, Portugalia dhe Holanda janë eliminuar dhe tifozët nuk kishin mundësi të votonin për këto ekipe.
Më poshtë keni tabelën me votat e tifozëve.