Tirana është qyteti ku gara është me e ashpër se kudo në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit.
Për këtë arsye edhe vëmendja e politikanëve ka kapërcyer prej kohësh në këtë qark ku kandidatët synojnë të marrin sa më shumë vota.
Edhe lufta mes koalicionit të PD-së dhe Partisë Socialiste është gjithnjë në ndryshim të vazhdueshëm, ndërkohë që në sondazhin e sotëm të Albeu.com, ku kanë marrë pjesë një numër rekord qytetarësh në pak orë, është PD ajo që kryeson.
KLIKO PËR TË MARRË PJESË NË SONDAZH!
Koalicioni Aleanca për Ndryshim ka rrëmbyer 54.35% të votave duke lënë pas PS me 37.75%.
LSI ka marrë vetëm 3.14 %, një shifër kjo goxha larg pritshmërive që kryetarja Kryemadhi ka shprehur gjatë fushatës.
Shfletoni më poshtë për të shikuar të plotë galerinë me foto mbi rezultatin e sondazhit në kohë reale nga Albeu.com. /albeu.com/