Kanë mbetur vetëm 2 javë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare që priten të mbahen me 25 Prill. Fushata zgjedhore vazhdon e ethshme në të gjithë vendin ku kryeministri Rama kërkon një mandat të tretë ndërsa kryedemokrati Basha kërkon mandatin e tij të parë si kryeministër.
Në sondazhin që po zhvillon prej ditësh Albeu.com me një numër rekord pjesëmarrësish, të dhënat flasin në krah të kryedemokratit.
Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Albeu.com.
Rezultatet e deritanishme kanë treguar se përballja mes PD-së dhe PS-së kryesohet nga Koalicioni Aleanca për Ndryshim e kampit opozitar me 47.43% (shifër në rritje) ndërsa ndiqet nga PS me 41.33% (shifër në rënie).
LSI në sondazh rezulton me 8.73% të votave ndërsa pas i vjen Partia Socialdemokrate me 0.37%.
Ndërkohë Nisma Thurja nga partitë e vogla ka marrë 0.34% të votave. /albeu.com/