“S’më lejonte të punoja, më kërkonte llogari për gjithçka”/ Dëshmia e gruas që mbahej ‘e burgosur’: Pasi iku në emigrim…

Gruaja që dhunohej dhe mbahej në monitorim nga bashkëshorti që jetonte në Gjermani tregon dramën që ka përjetuar në shtëpisë e saj në Kodër Kamëz.

Sipas saj, Asqeri Mandri, i kërkonte llogari për gjithçka.

“Ishte xheloz, më kërkonte llogari për gjithçka. Para 8 muajsh, iku në emigrim dhe prej andej u bë i dhunshëm”.

Nëna e katër fëmijëve thotë se nuk mund të punonte, pasi 34-vjeçari nuk e lejonte.

“Nuk më lejonte shkoja lija në punë, por nga ana tjetër më kërkonte para”, shprehet gruaja.


Shtuar 6.02.2024 14:17