Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duket se ka vendosur t’i thotë STOP abuzimeve të kompanive celulare me abonentët nisur edhe nga fakti se në treg mungon tërësisht konkurrenca. Madje, për shkak të lidhjeve të forta me pushtetin, kompania ONE ka treguar se nuk merr aspak në konsideratë interesat e abonentëve, ndonjë prej të cilëve është rrihet brenda dyqanit nga ndonjë punonjës, çështje e cila është ende në verifikim.
Vendimi i fundit i Këshillit Drejtues të AKEP gjobit kompaninë ONE Albania dhe i kërkon që të respektojë detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e pajtimtarit përpara zgjidhjen e kontratës.
Ato theksojnë se sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” duhet të respektojë detyrimet ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës, si dhe kushtet e përgjithshme për aksesin e përdorimin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit fundorë.
të aksesueshme.
Këshilli Drejtues i AEKP rithekson rëndësinë thelbësore të respektimit rigoroz të të drejtave të pajtimtarit nga sipërmarrësi i komunikimeve elektronike dhe nevojën për marrjen e të gjitha masave të nevojshme dhe të shpejta për sigurimin efektiv të këtyre të drejtave.
AKEP bëri një inspektim që në mars te kompania ONE Albania pasi u hasën problemet e para me shërbimin që kur u shit te hungarezët. Pasi la detyrat përkatëse, të cilat konsistonin në përmirësimin e shërbimit për abonentët, AKEP bën dhe një inspektim tjetër dhe vëren se detyrat e para nuk ishin kryer.
Madje, jo vetëm që nuk ishin kryer “detyrat e para”, por në gusht kompania ONE la për ditë të tëra pa shërbim abonentët. Nisur nga kjo, lanë detyra të tjera, të cilat duket se sërish nuk janë përmbushur duke çuar në gjobën prej 100 milionë lekësh.
Çfarë thotë AKEP:
Sipërmarrësi ONE Albania ka qenë, fillimisht, subjekt i një inspektimi të programuar, zhvilluar prej datës 6.3.2023 deri në datën 4.5.2023. Në fund të kësaj procedure inspektimi, Grupi i Inspektimit ka dalë me vendimin përfundimtar të inspektimit nr. 4, datë 25.5.2023, i cili në pjesën urdhëruese parashikonte sa vijon:
Sipërmarrësi ONE Albania ka qenë, fillimisht, subjekt i një inspektimi të programuar, zhvilluar prej datës 6.3.2023 deri në datën 4.5.2023. Në fund të kësaj procedure inspektimi, Grupi i Inspektimit ka dalë me vendimin përfundimtar të inspektimit nr. 4, datë 25.5.2023, i cili në pjesën urdhëruese parashikonte sa vijon:
a. “Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të analizojë dhe t’í japë zgjidhje shkaqeve teknike dhe mungesës së koordinimit të cilat kanë çuar në shkelje të afateve maksimale të lejuara për portimin e numrit.
b. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja dijeni e këtij Vendimi përfundimtar inspektimi. 1 Shih vendimet e Komisionit të Konkurrencës nr.869, datë 8.3.2022 “Mbi përftimin e kontrollit të shoqërisë Albania Telecom Invest Ad nga shoqëria 4ig Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag”, dhe vendimin e AKEP nr. 14, datë 7.11. 2022 “Për miratimin e transferimit të të drejtave të përdorimit të frekuencave të dhëna sipas regjimit të autorizimit individual dhe regjimit të autorizimit të përgjithshëm, si dhe për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve të caktuara në aktet rregullatore të nxjerra nga AKEP nga sipërmarrësi “Albtelecom sh.a.” te sipërmarrësi “ONE Telecommunications sh.a.”. 4 Adresa: Rr. “Reshit Çollaku“ Tiranë, Tel : + 355 4 2259 571 Fax : + 355 4 2259 106, ëëë.akep.al, [email protected]
c. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., rekomandohet që gjatë kësaj periudhe 30 (tridhjetë) ditore të kryejë kontrolle periodike të brendshme si dhe të njoftojë AKEP për rastet e refuzimeve të evidentuara dhe korrigjuara prej tyre.
d. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dorëzojë në AKEP raportime periodike javore, duke analizuar situatën dhe progresin e arritur, me qëllim zbatimin e detyrave për korrigjimin e shkeljeve të evidentuara.
e. Për verifikimin dhe korrigjimin e problematikave, pas afatit 30 (tridhjetë) ditorë mund të kryhet një inspektim i ri.
f. Inspektimi i ndjekjes së korrigjimit të rekomandimeve të lëna nga inspektimi i programuar siguron se, sipërmarrësi i inspektimit ka përfunduar punën për të cilën kanë qenë informuar nga vendimi përfundimtar i inspektimit të programuar.”
3. Në vijim të një serie problematikash të konstatuara nga AKEP, përmes burimeve të ndryshme, një numri të konsiderueshëm ankesash, dhe ndërprerjes së plotë të shërbimit më datë 24 gusht 2023, një procedurë e re inspektimi u ndërmor pranë sipërmarrësit “One Albania” sh.a., bazuar mbi autorizimin e inspektimit nr. 2005, datë 29.8.2023, me objekt si më poshtë:
a. “Plotësimi i rekomandimeve nga inspektimi i mëparshëm, lënë në Vendimin Përfundimtar të Inspektimit me nr.04, datë 25.5.2023; b. Trajtimi i problematikave të evidentuara edhe nga ankesat e pajtimtarëve të ndryshëm në tregun e komunikimeve elektronike që lidhen me procesin e portabilitetit, tarifimit dhe cilësisë së shërbimit, kryesisht gjatë muajve Korrik – Gusht të vitit 2023.”
4. Në përfundim të veprimtarisë inspektuese, grupi i inspektimit i AKEP ka hartuar Procesverbalin e me nr. 58, datë 26.9.2023.
5. Rrjedhimisht, Grupi i Inspektimit ka konkluduar për një dënim kryesor, referuar germës a), pikës 1, të nenit 135 të ligjit 9918/2008, duke i propozuar Këshillit Drejtues të AKEP që: a. “sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dënohet sipas pikës 18, paragrafi III, të nenit 137 të ligjit 9918/2008 me masën administrative “Gjobë” në vlerën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.”
6. Gjithashtu, Grupi i Inspektimit ka vendosur dënimet administrative plotësuese të mëposhtme: 5 Adresa: Rr. “Reshit Çollaku“ Tiranë, Tel : + 355 4 2259 571 Fax : + 355 4 2259 106, ëëë.akep.al, [email protected]
b. “Sipërmarrësi i komokunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e pajtimtarit përpara zgjidhjen e kontratës.
c. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës, si dhe kushtet e përgjithshme për aksesin e përdorimin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit fundorë. Ky informacion të publikohet në mënyrë të qartë, gjithëpërfshirëse dhe lehtësisht të aksesueshme.
d. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet ligjore lidhur me njoftimet e pajtimtarit dhe AKEP për kufizimin ose ndalimin e aksesit në shërbimet e tyre, sipas pikës 2, të nenit 108, të ligjit 9918/2008.
e. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të analizojë dhe t’í japë zgjidhje shkaqeve teknike dhe mungesës se koordinimit të cilat kanë çuar në shkelje të afateve maksimale të lejuara për portimin e numrit.
f. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga vendimi përfundimtar i inspektimit. g. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., rekomandohet që gjatë kësaj periudhe 60 (gjashtëdhjetë) ditore të kryejë kontrolle periodike të brendshme si dhe të njoftojë AKEP për rastet e refuzimeve të evidentuara dhe korrigjuara prej tyre.
h. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dorëzoje në AKEP raportime periodike javore, duke analizuar situatën dhe progresin e arritur me qëllim zbatimin e detyrave për korrigjimin e shkeljeve të evidentuara.”