Skënderbeu siguron qëndrimin në Superiore, korçarët thyejnë Kukësin

Skënderbeu ka arritur të sigurojë matematikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore, pas fitores 2-1 ditën e sotme ndaj Kukësit.

Pas dy fazave me rezultatet negative, korçarët ia dolën që të sigurojnë qëndrimin në elitë për sezonin tjetre. Emërimi i Migen Memellit në stol, ndryshoi edhe sezonin e korçarëve, të cilët në fazën e tretë dhe të katërt, ia dolën të disa rezultate pozitive, ndaj skuadrave rivale, por edhe atyre të vendit të parë.

Me fitoren e sotme, Skënderbeu shkon në kuotën e 37 pikëve, në vendin e shtatë, 5 më shumë se Kastrioti i vendit të tetë, ndërkohë që ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi.


Shtuar 21.05.2021 19:13