Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhër arreste ndaj personave që sheshin online mallra kontrabandë. Burime bëjnë me dije se nga 22 urdhër arrestet e lëshuara në kuadër të operacionit “Posta”, 15 janë arrestuar.
Kryesisht, këto biznese tregtojnë veshje, aksesorë dhe produkte kozmetike.
Mësohet se operacioni është vazhdimi i “Fast Delivery” i zhvilluar në vitin e kaluar ku u sekuestruan rreth 1 milion ero mall kontrabandë.
Kujtojmë se gjatë operacionit të 2021, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;
-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)
-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve./albeu.com