Skandali te Shëndetësia, kërkuan lirinë, Apeli rrëzon kërkesën e Joana Duros dhe punonjëses së Ministrisë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësië Joana Duro dhe punonjëses së kësaj ministrie, Laureta Sheto, të cilat kanë kërkuar liri. Joana Duro dhe Laureta Sheto akuzohen akuozhen për korruposion pasiv.

Të dyja kërkuan lehtësim të masës, pasi sipas tyre, vepra penale nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës

Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga operatori ekonomik për ta shpallur fitues të tenderit. Në njoftim thuhet se lekët u dhanë nga shtetësja Laura Sheto.
Tenderi për të cilin thotë SPAK-u ka patur një fond limit prej 51 146 571 lekë pa TVSH dhe në garë kanë qenë 11 operatorë ekonomik. Fitues është shapallur bashkimi i dy kompanive “2Z KONSTRUKSION” shpk me administrator Zani Zoga dhe “I.C.C GROUP” shpk me administrator Eduart Zoi, të cilët kanë ofruar 40 444 769 lekë pa TVSH./albeu.com/


Shtuar 22.06.2023 12:55