Skandali te Onkologjiku/ Pajisja nuk u vendos kurrë në punë, si krenohej Rama në 2020 me aparatin e kobaltit

Ky është aparati i kobaltit, me të cilin kryeministri Edi Rama, krenohej duke bërë propagandë në vitin 2020, teksa pajisja, pas skandalit në Onkologjik, rezultoi se nuk është vënë asnjëherë në punë.

Ishte 12 nëntori i vitit 2020, kur Rama do të postonte në faqen e tij në Facebook, propagandën e radhës.

“Deri dje në Spitalin Onkologjik kishte vetëm një aparaturë prehistorike me kobalt, sot ka dy akseleratorë linearë të teknologjisë së fundit, si në çdo spital europian ku kurohen të sëmurët me kancer. Vetëm kush nuk do që të shikojë nuk e sheh ndryshimin epokal që vazhdon në shëndetësi“, shkruante Edi Rama në postimin propagandë të tij.

“Me instalimin e akseleratorëve është arritur reduktimi i radhës së pritjes, nga 10 javë në dy deri në tri javë, që është mesatarisht koha për pacientët që duhet të kryejnë radioterapinë sipas protokollit, vijonte më tej propaganda e qeverisë, por që nuk u bë kurrë realitet për pacientët që vuanin nga kanceri”.

Që të përdoret Kobalto Therapy, duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës, ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA.

Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme, duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje.


Shtuar 27.06.2024 11:13