Skandali seksual i Safet Gjicit, reagon Bardhi: Edi Rama i Kukësit cenoi dijnitetin e qytetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me skandalin seksual të kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici.

Në një postim në Tëitter, Bardhi i referohet Gjicit si “Edi Rama i Kukësit”, teksa thotë se akti i tij cenon rëndë dijnitetin e qytetarëve të Kukësit.

Postimi plotë i Bardhit:

Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak.

 


Shtuar 16.06.2023 21:09