Një skandal ka ndodhur në Qipro, ku një oficer i lartë policie i ka kërkuar një të burgosuri që të gjejë video intime të tijën me drejtoreshën e burgut, për “ta djegur” atë.
Lajmi u bë i ditur nga një zbulim i gazetës “Politis”, ku punonjësi i Policisë i ka kërkuar të dënuarit që të gjente menjëherë një video të tij me drejtoreshën e Burgut në momente personale për ta “djegur”.
Sipas mesazheve në Telegram, ai kishte informacione se Drejtoresha e Burgjeve do të shkonte në një pozicion tjetër dhe kështu donte ta godiste. Duhet theksuar se presidenti qipriot Nikos Anastasiadis i kishte propozuar dy herë drejtoreshës së Burgjeve Anna Aristotelous marrjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ajo vetë e kishte refuzuar.
Drejtoresha e burgjeve konfirmoi informacionin dhe deklaroi se do t’i bënte një ankesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm duke kërkuar emërimin e një hetuesi të pavarur penal dhe disponueshmërinë e oficerit.
Në bisedat mes oficerit dhe të burgosurit ka raportime për ryshfet dhe tentativë për diskreditim të burgjeve.
Duhet theksuar se Burgjet Qendrore të Qipros nën drejtimin e zonjës Aristoteli janë bërë model dhe janë prezantuar në një dokumentar të fundit të Netflix-it në mesin e pesë burgjeve më humane në botë.