Një trajner i arteve marciale në Greqi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka përdhunuar 5 vajza të mitura të cilat kanë qenë nxënëset e tij.
Mediat greke raportojnë se, 44-vjeçari, i cili është baba i një fëmije të mitur, drejtonte klubin sportive të Ilioupolit në Taekwondo dhe stërviste çdo ditë fëmijë të moshave të mitura.
Duke përfituar nga profesioni, ai u afrua me nxënëset e mitura të moshës 12-16 vjeç dhe pasi i vlerësoi fillimisht për aftësitë e tyre në sport, i bindi që të ndiqnin stërvitje individuale shtesë vetëm me të.
Më pas, si në palestër, para dhe pas stërvitjes, ashtu edhe në shtëpinë e tij në Iliopouli, ai kryente akte seksuale, të cilat cilësohen si brutale dhe të dhimbshme nga hetuesit.
Në këtë mënyrë, nga viti 2009 deri në vitin 2020, i pandehuri dyshohet se ka përdhunuar të paktën 5 vajza që tashmë kanë arritur moshën madhore. Por po shqyrtohet gjithashtu përfshirja e tij në raste të tjera, si para vitit 2009 ashtu edhe pas vitit 2020./Albeu.com/