Skandali në Bashkinë e Kukësit/ Nis gjyqi në Apel për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Këtë të enjte, ka nisur seanca gjyqsore në Apelin e GJKKO-së, për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçin. Fillimisht Gjici dhe Kaçi, janë dënuar nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre, në lidhje me tenderin e qenëve në Kukës dhe u dënua me 2 vite burg.

Ndërsa Kaçi u dënua për pr*stitucion dhe u dënua me 1 vit heqje lirie. Të dy ata kanë kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë dhe tashmë pritet që vendimi i Apelit të jetë final.

Safet Gjici, u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie s*ksuale në zyrën e tij në Bashki.

Në videon e publikuar të skandalit s*ksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma Kaçi vajzës me të cilën po kryente marrëdhënie s*ksuale.

Pas publikimit të videos Gjici u shkarkua nga detyra.


Shtuar 20.06.2024 11:12