Avokati Spartak Ngjela thotë se ka rënë shtetit, pas publikimit të listës së pagave të punonjësve shqiptarë. Ngjela, përmes një statusi në Facebook shkruan se Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar.
“Sapo dëgjova konferencën e shtypit të kryeministrit të Shqipërisë.
Flet sikur të jetë një njeri i thjeshtë i popullit.
Nuk ka kuptuar asgjë. Sot atij i ka rënë shteti; sepse 650 mijë shqiptarë janë dhunuar në pikën më të dobët të ekzistencës së tyre.
Kryeministrit i ka rënë shteti; kurse ai bën një avokati vulgare, duke thënë se do të përmirësojë sistemin; dhe se kjo ka ndodhur kudo në vende të ndryshme të Perëndimit. Turp! Mbrojtje vulgare.
Duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij; që është sekret i njohur me ligj.
Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar.
Duhet të japë dorëheqjen.
Nën një dhunim të tillë që iu bë shqiptarëve masivisht, përgjegjësi është shefi i qeverisë me të gjithë qeverinë.
Vlera e një kryeministri është garantimi i jetës shoqërore të shqiptarëve. Mosgarantizmi i kësaj jete është krim.
Kurse kryministri flet sikur nuk ka qenë kryeministri i këtij vendi.
Zoti kryeministër! Qenia kryeministër nuk është privilegj, por është përgjegjësi!”, tha Ngjela./albeu.com