“Skandali” McGonigal dhe përfshirja e Ramës, ish e dashura e agjentit: Kryeministrin shqiptar e kishte mik, flisnin shpesh në telefon

Allison Guerriero, gruaja që “fundosi” ish-zyrtarin e FBI, Charles Mcgonigal me një e-mail është zbërthyer së fundmi dukle dhënë detaje për çështjen.

Në një intervistë për Euronews, Guerriero  ka dhënë detaje në lidhje me takimin e kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-të dashurit të saj.

Sipas saj, perveç takimeve që McGonigal ka zhvilluar me Ramën në Shqipëri, ata flisnin shpesh në telefon dhe ishin miq të mirë.

Pyetje: Kë do të takonte në Shqipëri McGonigal? Në dijeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?

Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.

Pyetje: Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?

Allison Guerriero: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.

Pyetje: Sa shpesh flisnin në telefon?

Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

Më tej ajo ka dhënë detaje edhe për lidhjen që kishte McGonigal me ish-bashkëpunëtorin e sigurimit Agron Neza.

Guerriero tha se McGonigal e kishte mik dhe së bashku kishin udhëtuar në Shqipëri, Kosovë e Vjenë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A e njihni Agron Nezën? Një person bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit tuaj, a kishit dëgjuar për të?

Allison Guerriero: Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria.

/Albeu.com/.


Shtuar 5.02.2023 20:33