Skandali “McGonigal”, Berisha: Rama tentoi të shuajë pluralizmin, krim i përmasave makabre

Ditën e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike dhe në qendër të diskutimeve ka qenë çështja më e nxehtë e ditëve të fundit, ajo e arrestimit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me skandalin “McGonigal” dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në një ngjarje të tillë.

Berisha tha se kryeministri Rama tentoi të shuajë pluralizmin në vend.

Berisha: Mblidhemi sot në një moment të pashembullt, të jashtëzakonshëm, në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas anti-shqiptare, anti-demokratike e anti-kombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror.

 

 

Vizitat private në Shqipëri, takimet e fshehta të McGonigal me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik, pluralizmi , për hir të pushtetit të Edi Ramës, është një krim i përmasave makabre. Veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin.

Mcgonigal është në një hetim të gjithanshëm në SHBA, u përket autoriteteve amerikane të qartësojnë lidhjet e tij me rusët. Lidhjet e tij janë më të turpshmet në historinë e këtij vendi./Albeu.com/