Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike pasditen e sotme.
Një nga çështjet kryesore që pritet të diskutohet në këtë mbledhje do të jetë organizimi i një proteste të mundshme për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles M cGonigal.
Protesta u paralajmërua nga Sali Berisha në konferencën e fundit me gazetarët, ku e cilësoi arrestimin e ish-agjentit të FBI-së dhe përfshirjen e kryeministrit Rama në këtë çështje, si një nga aferat më të rënda korruptive në historinë 32-vjeçare të demokracisë shqiptare./Albeu.com/