SKANDAL/ Vjehrra e kolegut ushtronte prostitucion në Tiranë, oficerja e ndihmonte, lajmëronte 53-vjeçaren sa herë kishte kontrolle

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë arrestuar një nënkomisar, F. M., 29 vjeç,  i cili ishte me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe një inspektore O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.

Ata akuzohen për  “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i prostitucionit”.

Gjithashtu është proceduar dhe shtetasja S.K, 53 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën: 2 armë gjahu gjysëmautomatike dhe sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje.

Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri ka shpërdoruar detyrën duke ndryshuar përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh. Ndërsa në në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte Policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./albeu.com


Shtuar 25.12.2021 12:19