Skandal në Universitetin e Salentos, shkarravitet fjala “femicide” në pllakën përkujtimore për Ilaria Sulën

Një pllakë përkujtimore kushtuar Ilaria Sulës, 22-vjeçares e cila u vra në Romë nga i dashuri i saj Mark Samson, është dëmtuar në sallën e Universitetit të Salentos.

Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit, ka denoncuar veprimin në rrjete sociale duke thënë se është e papranueshme kjo që ka ndodhur.

“Ky vend është i rezervuar për Ilaria Sula, e vrarë për shkak të femicidit. Sot edhe ajo duhej të ishte në leksion”.

Nga kjo frazë, fjala “femicid” ishte fshirë me një vijë të zezë stilolapsi. Ky gjest që është kritikuar nga vetë Departamenti i Universitetit.

“Ofendon kujtimin e Ilaria Sulas dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe bie ndesh thellësisht me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë qytetare që frymëzojnë çdo ditë aktivitetet tona kërkimore, mësimore dhe të misionit të tretë.

Kujtojmë se lufta kundër çdo forme të dhunës me bazë gjinore është për ne një angazhim konkret, jo vetëm teorik, dhe Departamenti – nëpërmjet të gjitha strukturave të tij do të vazhdojë të promovojë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë përmes iniciativave, studimeve dhe hapësirave për debat.

DISUS rinovon angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave themelore dhe në ndërtimin e një komuniteti universitar gjithnjë e më të vëmendshëm, solidar dhe të lirë nga çdo formë diskriminimi.”


Shtuar 30.05.2025 20:16

Tags: ,