Skandal në Elbasan! Polici merr “si pa të keq” makinën e sekuestruar dhe ia kthen familjarit

Një polic në Elbasan është vënë nën hetim nga SHÇBA pasi ka nxjerrë nga komisariati makinën e sekuestruar për 19 gjoba të papaguara.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se polici në fjalë nxorri nga sekuestrimi një makinë e cila ishte në pronësi të familjes së tij.

Burime bëjnë me dije se janë duke u parë pamjet filmike të Drejtorisë së Policisë, si dhe është marrë në pyetje i gjithë zinxhiri komandues i policisë, nga momenti i konstatimit të mjetit, shoqërimit në komisariat dhe lënia më pas e tij. /albeu.com/

 

 

 

 

 


Shtuar 5.11.2021 15:21