I quajti “katunarë”, pas sherrit në koncertin e tij, Butrint Imeri kërkon falje (VIDEO)

Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj. Së fundmi, këngëtari ka kërkuar falje pasi mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit të tij në Pejë, Kosovë ka plasur sherri mes disa të rinjve.

“Po më vjen shumë keq për mbi reagimin që e kom bo me termin ‘katunar’ gjatë një rrahje që është bo sa jom kon tu përformu në një klub, por ka qenë momentale dhe jam shumë i frustrum me ato pamje që i kisha përball, sepse na dalim me u knaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë. Unë vet jom “katunar” me prejardhje, jom SHALJAN nga Mitrovica i lindur në Gjermani, kshtu që ata që janë ndjeh të ofenduar, ju kërkoj shumë falje. Ju don katunari Shaljan super krenar, Butrinti”.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale nga personat që ishin prezent, shihen disa të rinj duke hedhur shishe drejt njëri tjetrit.

 

Butrinti në postimin e tij ka shkruar: “Mos kqyrni katunarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”. Pas këtij postimi ai ka marrë shumë mesazhe të ndryshme nga fansat e tij të cilët janë ndjerë të ofenduar. Butrinti ka treguar më tutje se i vjen keq shumë për këtë mbireagim pasi që edhe ai është bullizuar më parë sa ishte në mërgim për prejardhjen e tij./albeu.com

Shtuar 28.07.2022 08:21