SKANDAL/ Hakonin kamerat në dhomat gjumit e tualete dhe u shisnin pamjet në internet 2 mijë klientëve, në pranga dhjetëra persona në Itali

Në Itali është zbuluar një skandal i madh. Dhjetëra persona kanë rënë në prangat e policisë pasi përgjonin kamerat e sigurisë.

“La Stampa” raporton se është goditur një grup i strukturuar kriminal i cili vepronte në disa zona të Italisë, të cilët spiunonin mijëra qytetarë përmes kamerave të sigurisë të cilat kishin arritur ti hakonin.

Kamerat e hakuara ishin në ambiente si, zyra mjekësh, dhuma hoteli, dhuma gjumi në shtëpi prvate dhe tualete.

Pasi i siguronin pamjet ata i shisnin ato në internet për 20 euro dhe kishin siguruar deri më tani rreth 2 mijë klientë që kishin paguar për t’u abonuar në faqen e tyre online.

Personat e arrestuar akuzohen për shkelje të privatësisë, por edhe për pornografi.