Një aksion ka ndodhur në Shkodër ku është arrestuar një shtetas, militant dhe proceduar penalisht një drejtues i një subjekti politik në Pukë.
Në pranga ka rënë shtetasi Vasil Shabani dhe proceduar penalisht shtetasi Demir Syla.
Të lidhura
None found
Burimet policore bëjnë me dije se militanti politik, Shabani, u arrestua nga policia pasi në makinën e tij i kanë gjetur shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.
Ndërsa nga kontrolli në ambientet e biznesit të shtetasit Demir Syla, drejtues i një subjekti politik në Pukë, per te cilin kane nisur hetimet ne gjendje te lire, Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.
“Hartonin lista me të dhënat e kartave të identitetit, duke iu premtuar qytetarëve lekë në këmbim të votës, vihet në pranga sekseri. Procedohet penalisht drejtuesi i një subjekti politik. Sekuestrohen një sasi parash, një listë me të dhënat personale të 27 qytetarëve dhe dy fletë të ngjashme me fletët e votimit”, thotë policia në njoftimin e shpërndarë për mediat.
NJOFTIMI
Policia e Pukës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Vasil Shabani, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Buzhale të Njësisë Administrative Qelez, Bashkia Pukë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Demir Syla, 25 vjeç, banues në Pukë, me detyrë drejtues i një subjekti politik në Pukë.
Arrestimi i shtetasit Vasil Shabani u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.
Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit Demir Syla, Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Vasil Shabani (i arrestuar) dhe shtetasit Demir Syla. (i proceduar në gjendje të lirë) u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”.
