SKANDAL/ 250 priftërinj dyshohet se kanë abuzuar seksualisht më të mitur në Gjermani

Raporti për abuzimin e fëmijëve nga njerëz të besimeve fetare ka ngritur shqetësime në Gjermani.

Raporti për pedofilinë përfshin të paktën 250 priftërinj të dyshuar. Raporti është paraqitur në Gjermani nga një komision i posaçëm për zbardhjen e fenomenit.

Sipas Tageschau, ish-kryepeshkopi Robert Zollitsch, i cili ndër të tjera drejtoi Konferencën e Ipeshkvijve Gjermanë midis 2008 dhe 2014, është gjithashtu “i përfshirë shumë” në fshehjen e rasteve. Po kështu dyshohet të ketë bërë edhe kryepeshkopi i ndjerë Oskar Saier.

Sipas dokumentit, janë rreth 540 viktima të abuzimit, megjithëse numri real besohet të jetë edhe më i madh.


Shtuar 18.04.2023 18:44