“S’jam penduar, e bëra se desha”, kështu ka deklaruar para oficerëve të policisë kriminale autori i vrases së trefishtë, Dan Hutra.
Gazetarja Glidona Daci ka zbardhur në “Opinion” një pjesë të dëshmisë së monstrës Dan Hutra, i cili nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.
Kujtojmë që Dan Hutra vrau ditën e sotme Dan Hutra fillimisht ka shkuar në Kamëz ku ka vrarë Etleva Kurtin, më pas ka shkuar Astir ku ka plagosur me thikë shtetasen Marjana Gurakuqi, ndërsa më pas ai ka shkuar në Paskuqan në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Ndërkohë gazetari Spartak Koka tha se Dan Hutra nuk kishte shkuar në Sharrë për tu fshehur, por synonte të bënte dhe një tjetër vrasje.
/AlbEu.com/