Përmes një postimi në “Facebook”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të kreut të SPAK Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve.
Tedi Blushi, tha se Dumani flet totalisht sipas logjikës së Edi Ramës.
Postimi i Tedi Blushit:
Totalisht logjikë alla “Edi Rama”:
Llogaridhënien para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë e quan “presion”, ndërsa presionin që ju bën vetë personalisht Gjykatave duke ju kërkuar të bëhen “noterë” të SPAK-ut dhe të vendosin “afërmendsh”, siç do ky, e quan legjitimitet”.