Situata e motit në vend, flet sinoptikania Lajda Porja: Sot priten edhe rrebeshe

Në një intervistë televizive, sinoptikania Lajda Porja, u shpreh se mëngjesi sot ka qenë shumë më i ngrohtë se fundjava.

Gjithashtu, ajo shtoi se deri në mesnatë do të kemi kushte të paqëndrueshme, ndërsa nesër do të ketë më pak reshje, por temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta.

Sipas saj, deri në fundjavë, pritet që moti të jetë i paqëndrueshëm.

Porja: “Mëngjesi ka qenë shumë më i ngrohtë se fundjava. Ka pasur 4-5 gradë rritje në raport me fundjavën. Qarku më i ftohtë ka qenë ai i Kukësit dhe Korçës. Parashikohet që vlerat sot të jenë në 14-15 gradë. Vranësirat dhe reshjet kanë qenë prezentë dhe pritet që të kemi zhvillim të vranësirave dhe do të ketë reshjeve e rrebeshe në Veri dhe Veriperëndim. Reshje më të pakta do të ketë në qendër, ndërsa në jug po ashtu do të ketë shtrëngata.

 

Deri në mesnatë do të kemi kushte të paqëndrueshme, ndërsa nesër do të ketë më pak reshje. Kjo javë do të jetë e ngrohtë, por e lagësht. Reshjet më problematike do të jenë sot, kryesisht në veri dhe jug të vendit, që do të intensifikohen pasdite. Do të ketë shkëputje ditën e mërkurë dhe më pas do të kthehen sërish në enjten dhe ditët në vazhdim. Deri në fundjavë pritet një mot i paqëndrueshëm”, u shpreh ajo.


Shtuar 15.01.2024 10:55