Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.084 analiza dhe janë regjistruar 77 raste të reja me COVID-19

Prej tyre në Shkup – 29, Manastir – 20, Prilep, Veles, Gostivar dhe Ohër – 5, Tetovë – 2, Kumanovë, Kavadar, Strumicë, Koçani, Strugë dhe Gjevgjeli – 1.

Nga MSH informojnë se janë regjistruar 101 pacientë të shëruar, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.140, numri i të shëruarve është 300.208, numri i të vdekurve është 9.284 dhe numri i rasteve aktive është 648.


Shtuar 6.05.2022 18:54