Sisteme rrëshqitëse të cilat i plotësojnë kërkesat më precize

REHAU prezanton sistemin e vet SYNEGO SLIDE – sistem me mekanizëm të ri për hapje dhe përdorim të lehtë.

Pa marrë parasysh se ku jetoni, dyert dhe dritaret rrëshqitëse me dimenzione të mëdha paraqesin mënyrë të përkryer për të krijuar arkitekturë autentike dhe mbreslënëse, kështu që popullariteti i tyre po vazhdon të rritet. Hapsira banesore po bëhet gjithnjë e më e vogël, ndërsa dyert dhe dritaret rrëshqitëse janë zgjidhja e përkryer për këtë dilemë: me këto sisteme të cilat vërtet kursejnë hapësirë, ne fitojmë hapësirë dhe mund të bëjmë aranzhime lirshëm rreth dritares. Sistemi rrëshqitës SYNEGO SLIDE i REHAU është zgjidhje e përkryer për situata ku çdo metër katror është i rëndësishëm.

Elementet rrëshqitëse me dimenzione të mëdha, janë jashtzakonisht të popullarizuara dhe paraqesin element dizajni gjatë aranzhimit të interierit, ndërkohë që përparësia e tyre qëndron në faktin që nuk zënë hapësirë brenda ose jashtë deri sa qëndrojnë të hapura. Ato i plotësojnë kërkesat më të larta për mbyllje të mirë, qëndrueshmëri dhe siguri. Zgjidhja e re SYNEGO SLIDE e REHAU i plotëson të gjitha kushtet, ndërsa nga marsi i 2021 është i pranishëm edhe në tregun tonë.

Për shkak të vetë gomës mbrojtëse e cila përshkon gjatë kornizës së SYNEGO SLIDE, sistemi është plotësishtë i mbyllur dhe jashtëzakonisht efikas në aspektin energjetik, e gjithë kjo falë thellësisë prej 80 mm dhe mundësisë për trashësi të xhamit prej 51 mm, lëvizje inovative kjo që lejon hapjen dhe mbylljen pa shumë mund. Komponentët e fshehur garantojnë funksionalitet të përsosur të të gjithë sistemit.

SYNEGO SLIDE është shumë përpara sistemeve aktuale kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e saj, kështu që probabiliteti të shkaktohet ndonjë përplasje është shumë më e vogël se sa tek dyert paralele të pjerrëta rrëshqitëse. Ashtu si me profilet tjera të sistemit SYNEGO, edhe SYNEGO SLIDE posedon një sipërfaqë të cilësisë së lartë HDF, e cila mirëmbahet shumë lehtë. SYNEGO SLIDE është në dispozicion më 400 ngjyra të ndryshme dhe dekore nga programa KALEIDO COLOR. Me shfrytëzimin e mbështjellësit të aluminit nga linja KALEIDO COVER me bazë gri, ju mund të fitoni pamje elegante të aluminit me të gjitha përparësitë dhe funskionalitetet e profileve të polimerit.

SYNEGO SLIDE mundëson gjërësinë e hyrjes deri në 1,9 metra, ndërkohë që vet elementi mund të jetë 4 metra i gjërë dhe 2,6 mtra i lartë. Kjo e bën sistemin të përsosur për aranzhimin e dhomave me madhësi të mesme. Zgjidhje inovative e cila u jep mundësi arkitektëve, investitorëve ose prodhuesve të dritareve që në këtë segment të krijojnë zgjidhje të reja dhe oferta të reja në treg.

Grupacioni REHAU është kompani e pavarur dhe stabile, internacionale dhe familjare, në ndërkohë edhe ekspert për polimerë. REHAU numëron më shumë se 20.000 të punësuar të cilët në mënyrë aktive punojnë në më shumë se 170 lokacione në mbarë botën. Në Evropë REHAU numëron rreth 12.000 të punësuar, nga të cilët 8.000 vetëm në Gjermani. Në Maqedoni REHAU numëron 18 të punësuar të cilët e mbulojnë tregun e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Tani më 70 vjet REHAU krijon dritare artificiale më të lehta, më komode, më të sigurta dhe më efikase dhe i shpërndanë ato në mbarë botën.

Shtuar 12.05.2021 06:05