Siria njeh zyrtarisht shtetet e vetëshpallura separatiste të Luhansk dhe Donetsk

Siria ka thënë se ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e dy rajoneve separatiste Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore.

Reuters raporton se presidenca siriane kishte pohuar synimin e saj për të ndërtuar marrëdhënie me dy republikat e shkëputura në shkurt dhe se sot masa është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim të ministrisë së jashtme.

Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut u krijuan të dyja në prill 2014. Deri më tani, i vetmi shtet anëtar i OKB-së që njohu legjitimitetin e tyre ishte Rusia. Osetia e Jugut, vetë një rajon i shkëputur i njohur nga shumica e shteteve ndërkombëtare si pjesë e Gjeorgjisë, i ka ofruar edhe më parë njohjen e tyre./albeu.com