Sirenat e sulmit ajror alarmojnë Izraelin, raportohet për raketa nga Gaza

Sirenat e sulmit ajror ranë pasditen e së mërkurës në jug të Izraelit, në qytetin Sderot, pranë Rripit të Gazës. Sipas përditësimit të Forcave të Mbrojtjes izraelit , një raketë u hodh nga Gaza drejt Izraelit.

Raketa u neutralizua nga sistemi antiraketë i vendit.

IDF tha se po verifikon më tej detajet e incidentit, i cili vjen në mes të tensioneve të rritura midis Izraelit dhe palestinezëve.

Komuna e Sderot raportoi se asnjë raketë nuk u ul në tokën izraelite pasi sistemi Iron Dome e neutralizoi.

Njëkohësisht mësohet se një 50-vjeçare ka mbetur e plagosur lehtë në tentativën e saj për të shkuar në një strehë, në moemntin kur ranë sirenat e alarmit./albeu.com/


Shtuar 1.02.2023 17:30