Sipas moshës edhe s*ksi, ja sa herë mund ta bëni pa u lodhur

Një jetë e shëndetshme seksuale vjen me jo pak përfitime, por studimet e fundit kanë treguar se njerëzit e shekullit të 21 po kryejnë gjithnjë e ma pak marrëdhënie seksuale.

Sigurisht kjo gjë ndryshon nga grupmosha në grupmoshë. Një 19 vjeçar nuk ka të njëjtën jetë seksuale me një 49 vjeçar ndaj vlen për t’u theksuar se krahasimet nuk duhen bërë ndërmjet gjeneratave, por brenda grupit.

Sipas një studimi, personat 18 deri 29 vjeç bëjnë seks mesatarisht deri në 112 herë në vit, 30-39-vjeç mesatarisht 86 herë në vit, ata 40-49 vjeç mesatarisht 69 herë në vit. 13% e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në vit, 45% disa herë në muaj, 34% dy deri në tri herë në javë dhe 7% katër ose më shumë herë në javë.

Mos u shqetësoni nëse nuk bëni shumë seks, asgjë e keqe nuk po ndodh në marrëdhënien tuaj. Pasi përveç seksit keni edhe preokupime të tjera si puna, familja, ndonjëherë jeni edhe të lodhur. Sipas ekspertëve, ata që bëjnë seks 3-5 herë në javë janë më të lumturit.

Nëse jeni të shqetësuar se jeta juaj seksuale nuk përputhet me numrat e mësipërm, duhet të mbani mend se këto lloj studimesh flasin vetëm për një numër të vogël të popullsisë dhe asnëj vlerë nuk është në vlerë absolute.

 

 


Shtuar 1.07.2023 23:36

Tags: