Silvio Berluscoini në gjendje të rëndë, pezullohet gjyqi për p*ostitucion

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi është i sëmurë rëndë dhe gjyqi i tij me akuzat e korrupsionit të dëshmitarëve ndaj çështjes së prostitucionit, duhet të pezullohet përkohësisht.

Në deklaratën e bërë nga prokurja Tiziana Siciliano, tha se ai vuan nga një sëmundje e rëndë të cilën mund ta verifikojnë çertifikatat mjekësore, ndërsa avokati i tij tha se ai po mbahet nën kujden mjekësor nga shtëpia, raportojnë mediat.

“Ne patjetër besojmë se Berlusconi është i sëmurë rëndë dhe vuan nga një sëmundje serioze. Kjo është ajo që tregojnë çertifikatat mjekësore dhe konsulencat,” tha ajo.

Ish kryeministri akuzohet se i ka dhënë ryshfet të dëshmitarëve për të heshtur në lidhje me çështjen e prostitucionit të mitur, që në vitin 2013.


Shtuar 19.05.2021 19:23