Silva Bino: Në spitale janë pacientë të pavaksinuar, rriten infeksionet te të rinjtë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Silva Bino, ka folur për situatën e Covid-19 në Shqipëri.

Bino është shprehur se në spitale ndodhen pacientë të pavaksinuar dhe se rastet e reja po shohin një rritje te të rinjtë.

“Ajo çka shohim ne, me vërtetë nuk kemi raste në spitale tani, rastet e shtruara janë të pavaksinuara, por shikojmë një rritje të grupmoshave të reja, pra grupmoshat që predominojnë janë nga 15-24, nga 25-34 dhe 35-44 dhe mbi 70-vjeç kemi pasur raste.

Është e rëndësishme që grupmoshat e reja të vaksinohen, por edhe qendrat të mos lënë asnjë pa vaksinuar edhe në shtëpi edhe në komunitet, pasi ka shumë të pamundur që nuk dalin dot nga shtëpia” tha Bino./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 11:13