Siguria e bulmetit në Shqipëri, Hoxha: Vetëm 11% e qumështit përpunohet në fabrika të licencuara

Drejtori i Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxha, tha se vetëm 11% e qumështit që prodhohet në vendin tonë kalon në fabrika të licencuara nga shteti, siç është AKU, Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve.

Në një intervistë në Radari Informativ, në Abc, Hoxha pohon se pjesa tjetër e qumështit, 89% përpunohet në kushte informaliteti, që do të thitë se produkte që del nga këta operatore nuk kontrollohet.

Si rrjedhojë vihet në rrezik shëndeti i konsumatorëve.

“Vetëm 11% e qumështit kalon në fabrika të licencuar nga AKU. 89% është e gjitha në informalitet. Ata që punojnë në informalitet nuk janë pjesë e kontrollit, nuk kontrollohet nga AKU. Është jashtë çdo kontrolli, rrezikoohet shëndeti i konsumatorëve”, u shpreh Donjald Hoxha në Abc.

Ndër të tjera ai tha se çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të qumështit do të rriten për shkak të kostove të larta të energjisë dhe karburantit. Hoxha tha se energjia elektrike për një pjesë të prodhuesve të qumështit është trefishuar dhe për të tjerë është dyfishuar.

“E kemi paralajmëruar këtë situatë. Ndodhemi përballë faktit që të rikalkulojmë kostot dhe të dalim me çmime të reja. Fermerët e kanë të vështirë të mbijetojnë me kostot që janë shtuar në lëndët e para
Energjia elektrike për një pjesë është trefishuar dhe një pjesë dyfishuar. Kaldaja e ngrohjes se qumështit punon me gaz, edhe ai është dyfishuar, plus nafta. Të gjitha këto kosto bëjnë të pamundur që mos rriten çmimet. Fabrikat kanë bërë të pamundurën që mos i rrisin çmimet në këto produkte”, u shpreh Hoxha.