Si u vendos kontakti me Zelensky? Spiropali: Ishte kërkesa e tyre

Këtë të martë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyyfoli në Parlamentin e Shqipërisë nëpërmjet një video-mesazhi, ku vlerësoi mbështetjen e vendin tonë.

Në emisionin “Opinion”, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tregoi se si u arrit kontakti me presidentin ukrainas.

Spiropali tha se kontakti është vendosur përmes ambasadorit të Ukrainës në Tiranë.

“Në një komunikim me ambasadorin ukrainas këtu vendosëm të komunikojmë me ta për një lidhje të Presidentit. Ishte dhe kërkesë e tyre dhe dëshirë e jona. Vëmendja e Shqipërisë ka qenë e padiskutuar për çështjen e Ukrainës dhe Shqipëria ka marrë një rol që është dhe përtej përmasës sonë”, u shpreh ministrja Spiropali./ Opinion.al