Si të zgjidhni kremin mbrojtës të përsosur për fëmijën tuaj

Ndryshe nga lëkura e një të rrituri që ka “mbrojtje” më të fortë nga dielli, lëkura e fëmijëve është shumë më e ndjeshme jo vetëm nga djegia nga dielli, por edhe nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të lëkurës në të ardhmen.

Sa më herët dhe në një masë më të madhe një fëmijë është i ekspozuar ndaj diellit, aq më shumë ka gjasa që ata të zhvillojnë probleme të lëkurës të shoqëruara me ekspozim të zgjatur të diellit edhe më vonë, kur të rritet.

Kremi kundër diellit që zgjidhni duhet të ketë një indeks mbrojtjeje SPF 30 e lart dhe të mbrojë nga spektri i plotë i rrezeve të diellit (UVA & UVB). Gjithashtu është e rëndësishme të jetë i papërshkueshëm nga uji për të mbrojtur fëmijën edhe në ujë.

Ekzistojnë kremra kundër diellit me filtra natyralë dhe kimikë. Kremrat kundër diellit me filtra natyralë ose ndryshe inorganikë kanë vetinë të reflektojnë rrezatimin ultraviolet. Pas aplikimit, ata lënë një film të bardhë. Ato janë ideale për foshnjat dhe fëmijët dhe veçanërisht ato me lëkurë atopike.

Kremrat kundër diellit me filtra kimikë ose ndryshe organikë thithin rrezet e diellit. Ato janë të përshtatshme për foshnje nga 1 vjeç e lart, të cilët shfaqin intolerancë ndaj filtrave organikë.

Ekziston një larmi e madhe e kremrave kundër diellit me përbërës dhe cilësi të ndryshme. Ekzistojnë kremra kundër diellit në formën e kremit, locionit, vajit ose llakut. Funksionaliteti i secilit varet nga mënyra e aplikimit, koha e rinovimit dhe lloji i lëkurës së fëmijës./albeu.com

Shtuar 19.06.2021 17:06