Nëse vendosni të keni një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe të kontrolloni peshën tuaj, kushti më i rëndësishëm është ushqimi i duhur.
Sigurisht, është shumë e vështirë të heqësh dorë plotësisht nga sheqeri dhe ëmbëlsirat.
Ne ju sugjerojmë të merrni parasysh mundësitë për të zëvendësuar sheqerin me një dietë.
Sheqer kafe
Sheqeri kafe i papërpunuar përmban më shumë lëndë ushqyese sesa llojet e tjera të sheqerit. Mund të ketë të njëjtat kalori por është shumë më e shëndetshme. Përdorni sheqerin kafe në kafenë tuaj dhe në ushqime apo ëmbëlsira.
Mjaltë
Një zgjedhje tjetër e mirë është mjalti. Është super i shëndetshmëm dhe i dobishëm për trupin tuaj. Shumë ushqyes dhe plotësisht natyral mund të jetë ëmbëlsuesi për ëmbëlsirën tjetër që bëni.
Fruta
Nëse mendoni se doni të hani diçka të ëmbël, zgjedhja juaj më e mirë janë disa fruta. Frutat janë të pasura me lëndë ushqyese, vitamina dhe elementë të dobishëm për shëndetin, ndërsa janë edhe të ëmbla pasi përmbajnë sheqerna./albeu.com