Një nga insektet më të bezdisshme që shfaqet kryesisht në verë janë buburrecat.
Përveç ambientit të ngrohtë dhe lagështisë, errësira dhe mbetjet ushqimore janë dy nga gjërat që i duan buburrecat. Për t’i eliminuar ato në mënyrë natyrale ka disa zgjidhje.
Të lidhura
None found
Shikoni dy prej tyre më poshtë…
1. Sodë buke
Hidhni shumë sodë buke në zonat e shtëpisë që mendoni se janë të dyshimta (dritat, dyert dhe dritaret) dhe lëreni të funksionojë. Mos e fshini. Thjesht lëreni të bëjë punën e saj.
2. Gjethet e dafinës
Merrni disa gjethe dafine dhe vendosini në 1/2 litër ujë që keni zier më parë. Hidhni ujin, pasi të keni hequr gjethet, në kovën e leckës. Shtoni detergjentin tuaj si zakonisht dhe pastroni shtëpinë tuaj me përzierjen.
