Si të shmangni dikroizmin në fytyrë nga dielli

Është fakt që kjo verë do të jetë krejt ndryshe nga gjithçka që jemi mësuar më parë. Maska në fytyrë është një aksesorët themelor për daljet tona.

Një nga problemet që lind për të gjitha gratë, por edhe burrat natyrisht, është çehra me dy ngjyra që mund të krijohet në kombinim me përdorimin e maskës dhe ekspozimin tonë në diell.

Për të shmangur këto rezultate jo aq të dëshirueshme, ju mund të mendoni të përdorni krem dielli. E drejtë, por nuk mjafton vetëm kaq.

Së pari, ajo që duhet të kini parasysh është se kremi juaj kundër diellit është aleati më i mirë kundër diellit . Mos harroni kurrë ta aplikoni në fytyrë dhe në fakt, këtë vit, për shkak të maskës, përdorni një indeks më të madh sesa ishit mësuar deri vitin e kaluar.

Përveç kësaj, aplikimi i rregullt gjatë ditës do t’ju ndihmojë të shmangni dy ngjyra, ndërsa ajo që mund të bëni, si një parandalim shtesë, është të ecni kryesisht në vende me hije.

Më në fund, një zgjidhje e mirë është kapelja, dhe në fakt sa më e madhe të jetë e mundur, për të mbrojtur më mirë të gjithë sipërfaqen e fytyrës tuaj./albeu.com


Shtuar 27.05.2021 20:27