Ushqimet që përmbajnë hudhër lënë një nga aromat më të forta në gojë, e cila për shumë është mjaft e bezdisshme.
Ka disa mënyra për të hequr qafe erën e fortë të hudhrës dhe kështu mund të zgjidhni këtë zgjidhje që është më e lehtë për ju rast pas rasti.
Shikoni më poshtë pesë mënyra të thjeshta dhe të provuara..
-Shpëlajeni gojën me ujë dhe sodë buke dhe aroma do të zhduket menjëherë.
-Pini një gotë qumësht që neutralizon erën.
-Në një gotë vodke vendosni 2 lugë kanellë. Me një lugë nga kjo përzierje, shpëlajeni gojën.
-Përtypni një gjethe majdanozi të freskët i cili është gjithashtu i pasur me kalcium.
– Hani një copë çokollatë të zezë që gjithashtu ka rezultate shumë të mira.