Ja produktet që ju largojnë erën e keqe të gojës në pak minuta

Sipas statistikave, 5 nga 60% e njerëzve në botë vuajnë nga aromë e keqe e gojës. Edhe nëse kujdeseni për dhëmbët duke i larë dhe nuk hani hudhra, ndonjëherë aroma e keqe mund të jetë prezente, sado bëjë të anuloni takime. Po ka disa mënyra të lehta si të shpëtoni, në vetëm 5 minuta.

Pini ujë

Bakteret e gojës lëshojnë gazin me aromë të keqe, që pështyma nuk e largon dot. Nëse ndeni që në gojë keni aromë të keqe, thjesht pini pak ujë.

Përtypni nenexhik, mente ose borzilok

Nëse jeni në një festë, përtypni pak mente ose nenexhik dhe do shpëtoni nga aroma e keqe e gojës. Është shumë efektive, por funksionon vetëm për një kohë të shkurtër

Hani një mollë

Gjithmonë mbani një mollë në çantë. Mollët përmbajnë polifenole të oksiduara, të cilat ndihmojnë në largimin e aromës së keqe të gojës. Mollët gjithashtu pastrojnë dhëmbët.

Hani një fetë limon

Limonët, jo vetëm janë të shëndetshëm, por edhe të dobishëm për largimin e aromës së keqe të gojës. Ju mund të hani një fetë limoni, ose ta shtrydhni në ujë, dhe largoni kështu aromën e pakëndshme. Është shumë efektive, edhe nëse keni ngrënë hudhra ose qepë.


Shtuar 3.10.2022 23:54

koment